Shtëpia historike Wilhelm në Kocaeli ende ruan madhështinë e saj

Mos i humb

Shtëpia e ndërtuar në qytetin Kocaeli të Turqisë në vitin 1898 me rastin e vizitës së perandorit gjerman Kaiser 2 Wilhelm, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite ajo ende ruan madhështinë e saj ashtu sikurse në ditën e parë.

Sipas të dhënave që ka përpiluar gazetari i AA-së, kjo strukturë u ndërtua në vitin 1898 për vizitën e Wilhelm II pasi ai kishte shprehur dëshirën për të vizituar fabrikën e famshme botërore të qilimave të mëndafshit në zonën Hareke. Kjo shtëpi ka një vend të veçantë në mesin e aseteve të paluajtshme kulturore të qytetit industrial.

Shtëpia Wilhelm e cila i shërben turizmit në qytetin Kocaeli tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj dhe atyre vendas.

E ndërtuar në zdrukthtarinë e ‘Pallatit osman Yıldız‘ dhe e montuar brenda ditës në vendin ku ajo ndodhet, sot pak para vizitës së perandorit gjerman Wilhelm II dhe gruas së tij Augusta Victoria në Hereke, shtëpia me strukturën e saj arkitekturore dhe mobilimin e brendshëm ngjall admirim të madh tek ata që e shohin.

Për ndërtimin e shtëpisë tërësisht prej druri u ndoqën teknikat e ndërtimit të anijeve pa përdorur gozhdë metali dhe me një dizajnim të veçantë ajo ka shumë dyer që hapen si nga pjesa e detit ashtu edhe nga ajo tokësore. Kjo shtëpi përbëhet nga 3 ambiente kryesore të cilat janë ambienti i hyrjes, salloni pritës dhe një dhomë.

Sapo vizitori hyn në hyrjen kryesore të shtëpisë, vërehet bukuria e saj arkitektonike dhe artistike, me muret dhe tavanet e saj të zbukuruara me varak ngjyrë floriri dhe të stolisura me vija ngjyrash.

Po ashtu në këtë vend tërheqin vëmendje mbulesat, qilimat dhe perdet të endura nga mëndafshi, të prodhuar nga fabrika e njohur botërisht Hereke. Shtresat që ndodhen në sallën pritëse përbëhen kryesisht nga ngjyra të kuqe dhe jeshile.

Historiani turk Volkan Şenel, në një deklaratë për AA thotë se fabrika e qilimave e quajtur ‘Hereke Fabrika-i Hümayun‘ për endje mëndafshi ishte një fabrikë e rëndësishme e industrisë osmane në pjesën e dytë të shek.19 dhe se ajo tërheq vëmendjen për çmimet që ka fituar në evenimente dhe ekspozita të ndryshme në Evropë.

Şenel, ka shpjeguar se kjo mini-shtëpi është ndërtuar që të pushonte perandori gjerman Wilhelm II, i cili erdhi në Stamboll në vitin 1898 për të zhvilluar marrëdhëniet me osmanët pasi planifikoi një vizitë 1 ditore në Hereke për të vizituar edhe fabrikën.

Shtëpia prej druri e ndërtuar pa përdorur asnjë gozhdë pranë detit në oborrin e fabrikës është montuar në një kohë shumë shkurtër dhe kjo shtëpi e ndërtuar jashtë Stambollit nga historianët njihet si “mjellma e bardhë, një monument i bardhë në bregun e gjirit të Izmitit”, tha në fjalën e tij Şenel.

Ai shtoi se struktura, e cila ishte ndërtuar posaçërisht për qëndrimin e një perandori dhe perandoreshës, është e një rëndësie të veçantë në aspektin e historisë së artit dhe arkitekturës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit