Siri, autokolona e evakuuar nga kampi Jermuk arrin në Idlib

Mos i humb

Autokolona e evakuimit nga kampi sirian Jermuk me gjithsej 150 njerëz, duke përfshirë 16 fëmijë dhe 17 gra, mbërriti në Idlib.

Në përputhje me marrëveshjen e arritur në kampin Jermuk midis grupit kundër regjimit Hajat Tahrir al-Sham dhe regjimit, autokolona prej katër autobusëve që u larguan nga kampi mbërriti në Idlib.

Kampi Jermuk, që ndodhet tetë kilometra nga Damasku, shtrihet në 16 kilometra katrorë dhe aty janë të vendosur kryesisht refugjatët palestinezë.

Një pjesë prej tetë kilometrave katrorë kontrollohet nga organizata terroriste DEASH, kurse shtatë kilometra katrorë kontrollohen nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS). Pjesa tjetër e kampit në veri ndodhet midis zonës së kontrolluar nga DEASH-i dhe forcat e regjimit të Bashar al-Asadit, ndërsa kontrollohet nga Hajat Tahrir al-Sham.

Gjithashtu, autokolona e parë e evakuar u largua nga zona Fue dhe Keferje. Gazetarët e AA-së raportojnë se në autokolonë janë 59 njerëz.

Rreth 8.000 njerëz jetojnë në zonat Fue dhe Keferje në veri të Idlibit, të kontrolluara nga grupet e opozitës dhe grupi kundër regjimit Hajat Tahrir al-Sham./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit