Siri, mbi 1.000 persona të privuar nga liria në mars

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka njoftuar se në muajin mars në Siri mbi 1.000 persona janë privuar nga liria.

Në raportin e SNHR-së thuhet se në Siri nga 1.096 persona të privuar nga liria 38 janë fëmijë dhe 110 gra. Shumica e tyre janë privuar nga liria nga forcat e regjimit sirian.

Regjimi i cili ka marrë nën kontrollë një pjesë të madhe të Gutës Lindore, në zonën rurale të Damaskut e cila është pjesë e këtij rajoni, ka privuar nga liria 749 persona.

Sipas raportit organizata terroriste YPG/PKK ka privuar nga liria gjithsejt 12 persona, 2 prej tyre fëmijë ndërsa njëra grua. Kurse grupet opozitare kanë privuar nga liria 7 persona.

Nga ana tjetër organizata terroriste DEASH në rajonet të cilat i mban nën kontroll në Damask, Dera dhe Deyrizor ka privuar nga liria 21 persona.

Në raport po ashtu thuhet se në tre muajt e fundit 2. 171 persona janë privuar nga liria. Në raport është kërkuar lirimi i fëmijëve dhe grave dhe ky raport të shtrohet në rend dite në takimet e ardhshme në Gjenevë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit