Stamboll, ekspozitë me titull “Perlat materiale dhe shpirtërore të Shkupit”

Mos i humb

Ekspozita e fotografive me titull “Perlat materiale dhe shpirtërore të Shkupit, Mesazh nga Qypi i Lashtë”, përgatitur me rastin e 15 vjetorit të marrëdhënieve miqësore mes Shkupit dhe Stambollit.

Hapja e ekspozitës së organizuar në bashkëpunim mes Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IBB) dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit u bë në Qendrën e Kulturës “Ali Emiri” të lagjes Fatih në Stamboll, ndërsa do të jetë e hapur deri më 20 dhjetor.

Ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi në fjalimin të cilin e bëri në gjuhën turke, tregoi se shumë nga familja dhe shokët e tij jetojnë në Turqi.

Duke rikujtuar se para vizitës së ekspozitës është takuar me homologun e tij turk, Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Kulturës Ademi ka theksuar se marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore mes dy vendeve janë shumë të mira.

Ai potencoi se në marrëdhëniet mes dy vendeve më së shumti kontribuojnë shtetasit nga Maqedonia që jetojnë në Turqi. “Njerëzit tanë që jetojnë këtu, janë ura më e mirë”, u shpreh Ademi.

Nga ana e tij drejtori i Qendrës Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Stamboll, Ramadan Ramadani, tregoi se kanë dëshiruar që të ofrojnë një pjesë nga bukuritë historike dhe trashëgimisë kulturore të Shkupit.

Zëvendëskryetarja e Aktiviteteve Kulturore të IBB-së, Rabia Babacan, the se me anë të artit të fotografisë janë duke ekspozuar trashëgiminë kulturore dhe kontakteve multikulturore të të dy popujve.

Ndërsa, drejtoresha e Muzeut të Qytetit të Shkupit, Frosina Zafirovska, potencoi se ekspozitën janë duke e zhvilluar për të përcjellë mesazhin për vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në ekspozitë gjithashtu performancë muzikore pati grupi “Duo Skupi” me vepra instrumentale në gjuhën turke, shqipe dhe maqedonase.

Veprat janë renditur në mënyrë kronologjike, ndërsa përbëhet nga pjesë duke filluar nga periudha bizantine si dhe periudha osmane.

Në ekspozitë gjithashtu gjenden fotografitë e portës, tyrbes dhe varrezave të Xhamisë Burmali e cila ndodhej në sheshin “Maqedonia” në Shkup, e ndërtuar në periudhën osmane por e cila tashmë nuk ekziston.

Gjithashtu në ekspozitë gjenden fotografitë nga Kalaja dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit