Storsve: Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në zbutjen e dukurive negative

Mos i humb

Është publikuar raporti dhe gjetjet “Zbatimi i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik në pushtetin ekzekutiv”, organizuar nga koalicioni i OJQ-ve në ” në nderë të Javës së Korrupsionit 2018.

Me këtë rast, Alison Storsve nga Ambasada Amerikane bëri të ditur se Amerika është e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe luftimin e interesit.

“Ne si SHBA jemi të përkushtuar që si top-prioritet ta kemi luftimin e korrupsionit dhe luftimin e interesit.  Të gjithë zyrtarët janë përgjegjës në punën e tyre, prandaj presim përkushtimin e juaj dhe prezencën e juaj. Kosova ka ligje të mira dhe reforma të mira legjislative. I inkurajojmë institucionet e Kosovës që të marrin këshilla e të punojnë për qytetarët që të gjejnë një të ardhme më të mirë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Rreze Hoxha përfaqësuese e GLPS-së, theksoi se prej 2000 zyrtarëve, 238 prej tyre mbajnë nga dy e më shumë pozita dhe gjysma prej tyre marrin pensione nga buxheti i Kosovës.

“Nga hulumtimet bazuar në deklarimet e pasurive kemi identifikuar se 2000 zyrtarë, 238 prej tyre mbajnë më shumë se dy pozita ndërsa 49 marrin pensione nga buxheti i Kosovës. Identifikimi i personave që mbajnë poste në UP, ku ka katër ose pesë mbajnë pozita të tilla. Ky hulumtim ka indentifikuar edhe zyrtarë që janë përfitues të statusit të veteranëve. Nga Zyra e Kryeminitrit ka gjithsej 388 zyrtarë ku 364 prej tyre marrin shtesa nga buxheti i Republikës se Kosovës”, tha ajo./ Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit