Suedi, zjarr në ndërtesat ku duhej të vendoseshin refugjatët

Mos i humb

Një zjarr ka shpërthyer në dy ndërtesa në rajonin Akesberga në veri të kryeqytetit suedez Stockholm, të cilat ishin përgatitur për vendosjen e refugjatëve.

Sipas televizionit shtetëror suedez SVT, shefi i Departamentit të Zjarrfikësit, Hampus Nordenblad ka njoftuar se zjarri ka nisur në orën 3:00, ndërsa është arritur të shuhet tërësisht në orën 6:00 pas intervenimit të katër automjeteve të zjarrfikësit.

Siç thuhet, ndërtesat kanë shpëtuar nga djegia e tërësishme falë intervenimit të hershëm, megjithatë, kanë pësuar dëme materiale.

Nordenblad tha se distanca mes dy ndërtesave është 50 metra, ndërsa shtoi se të dy ndërtesat ishin caktuar si konvikte për refugjatë, të cilët do të vendoseshin së shpejti pas përfundimit të përgatitjeve të cilat kanë qenë në proces.

Autoritetet kanë nisur hetim në lidhje me zjarrin ndërkohë që thuhet se janë zbuluar gjetje të rëndësishme të cilat tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit