Sulm ajror ndaj Idlibit, disa të vdekur

Mos i humb

 

 

Si pasojë e sulmit ajror të avionëve luftarakë të regjimit të Bashar al Asadit në Siri ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të zonës së deeskalimit të Idlibit, të paktën 4 civilë e kanë humbur jetën.

Drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha) Mustafa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se dje në orët e drekës vendbanimet në zonën rurale të Idlibit u janë ekspozuar sulmeve intensive ajrore.

Si pasojë e sulmit ajror ndaj vendbanimeve civile në qarkun Xhisir Esh Shugur në perëndim të Idlibit, Haxh Jusuf thotë se kanë humbur jetën të paktën 4 civilë dhe se një numër i madh i civilëve janë plagosur.

Haxh Jusuf thotë se gjatë ditës qarqet Xhisir Esh Shugur dhe Bidama të Idlibit si dhe fshatrat Naxhije, Termela dhe Orajnibe janë bërë obejtkiv i sulmeve ajrore dhe tokësore.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha) lidhur me numrin e të vdekurve si rezultat i sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit të Asadit dhe përkrahësve të tij, gjithsej 662 civilë e kanë humbur jetën (prej tyre 149 fëmijë dhe 121 gra) ndërsa 4.201 civilë janë plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit