TELKOS kompania e parë në Prishtinë me fije optike, sfiduese e kompanive më të mëdha të internetit

Mos i humb

“Ne vijmë me shpejtësinë e dritës’’, është motoja e kompanisë së parë në vend TELKOS  që sjell rrjetin kabllor me fije optike.

Telkos-i është kompania kabllore në tregun e Kosovës, duke ia mundësuar kryeqytetit atë që i mungonte, kabllimin me fije optike e cila është mirëpritur shumë nga qytetarët.

Telkos LLC e themeluar në vitin 2016, është e vetmja kompani me rrjetën me fibër optike në Prishtinë e Fushkosovë dhe rrethinë.

Ajo që e bënë të dallueshëm Telkosin nga operatorët tjerë është transferi i rrjetit  shumë i shpejt dhe pa limit deri tek klienti. Komplet rrjeta është pasive dhe nuk ndikohet nga intereferimi i pajisjeve tjera (siç po ndodhë me rrjetat coaxiale).

Karakteristikë tjetër që e dallon Telkosin dhe e bën konkurrent serioz në tregun e internetit është pikërisht rrjeta më e avancuar e mundshme dhe e vetmja deri me tani me kualitetin dhe çmimin më të mirë në treg.

Telkosi, ka shtrirje afër 80% në qytetin e Prishtinës, duke vazhduar më pastaj në Hajvali, Fushë Kosovë,  ku më gjithë që shtrirja e fijeve optike do mund dhe kohë, Telkosi po i realizon objektivat e veta në kohë rekorde. Për këtë qytetarët janë dëshmitarët më të mirë, ndërsa kualiteti i internetit garanca e së ardhmes së kësaj kompanie.

Nga janari i vitit 2019 platformën e Telkos-it mund ta shohin të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi që Telkos ka bërë marrëveshje më kompanitë bashkëpunuese të saj, si, Orangenet, Ardinet, Elektra, Mediakos dhe EGC. Ky bashkëpunim i ngushtë dhe profesional mes tyre Telkosit  do t’i siguroj shtrirje deri në 75% të territorit të Kosovës.

Në platformën e Telkos, shikuesi kosovar mund të gjejë afër 200 kanale televizive, dhe të gjitha këto me resiver HD.

Telkos dallohet nga operatorët e tjerë edhe sa i përket pakove, ku në pakot fillestare janë 25 Mbps Download & Upload, por deri te klienti arrinë me 1 Giga transfer.

Çka  do të thotë e gjithë kjo? Kjo do të thotë se klienti kurdo dhe kudo mund të merr 100 Mbps  kapacitet e deri ne 1 Gigabit për sekond Download dhe Upload.

Krenar për kualitetin më të lartë të mundshëm Telkos u siguron shikuesve të vet ofertat më të mira në tregun e vendit.

Të mos harrojmë, Telkos LCC posedon edhe kanale të sportit si: Eurosport 1, Eurosport 2 HD, FIGHTBOX, GAMETOON, Tring Sport News ku përfshinë Copa del Rey, kampionatin Belg dhe Skocez./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit