Thaçi kërkon nga Kuvendi t’ia ndalojë Hotit dialogimin për çështje të brendshme të Kosovës

Mos i humb

Basha: Gjendja ku jemi sot e pakrahasueshme me asnjë vend të rajonit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur sot për situatën në vend teksa deklaroi se gjendja ku jemi sot është e pakrahasueshme me asnjë...

Erdoğan: Duhet t’i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë së Karabakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se duhet t'i jepet fund krizës që ka filluar në rajon me okupimin e Malësisë...

Akuza për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor/ GJKKO lë në fuqi pezullimin e zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi

GJKKO ka lënë sot në fuqi masën e pezullimit për Artan Shkëmbin, zv.drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, pas akuzave për korrupsion...

Agim Çeku intervistohet sot në Hagë si i dyshuar

Agim Çeku, sot do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Ish-komandanti i Shtabit...

Hapja e temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit është gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës. Është goditje ndaj shtetësisë dhe cenim i sovranitetit të shtetit tonë.

Kështu po vlerëson presidenti i vendit Hashim Thaci, i cili përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se këto tema janë adresuar dhe zgjidhur në kuadër të Pakos së Ahtisaarit, e cila i parapriu shpalljes së pavarësisë, por edhe në kuadër të Marrëveshjes së Brukselit në prillin të vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj, askush nuk ka mandat që të bisedojë në emër të Kosovës për tema të mbyllura, në Bruksel apo kudoqoftë. Kosova nuk mund dhe me asnjë çmim asnjëherë nuk do të lejojë që brenda territorit të saj të krijohet një entitet politik, i cili do të ishte riprodhim i Republikës Serbe në territorin e Kosovës. Diskutimi për Asociacionin nesër në Bruksel është fillim i instalimit të Republikës Serbe brenda Republikës së Kosovës. Ndërsa, diskutimi për pronat e Kosovës me Serbinë është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe është cenim i sovranitetit të shtetit tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.

 Presidenca thotë se Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht ta trajtojë këtë hap të rrezikshëm të Qeverisë së Kosovës në dialogun e Brukselit.

“Po ashtu, urgjentisht duhet ta votojë edhe një rezolutë, me të cilën kryeministrit i ndalohet të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe për tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror”, përfundon reagimi.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gjermania largon kantonin zviceran nga lista paralajmëruese e udhëtimit

Fribourg ishte shtuar në listë në fillim të shtatorit, por u hoq më 1 tetor. Kantonet perëndimore të Gjenevës...

’Miratojmë ligjin që na leverdis’’, Vasili: Ja çfarë na tha Gjiknuri, provoi haptazi që PS nuk i do listat e hapura 100%

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi...

‘T’i drejtohemi ODHIR’/ Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Hajdeni me një produkt fillimisht

“Thirrja ime publike është se nëse dëshiron konsensus hajde me një produkt me një model Evropian. Nëse nuk e pranojmë hajde ta...

BERZH: Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 5 përqind si pasojë e pandemisë

Ekonomia e Kosovës pritet të tkurret rreth 5 për qind këtë vit si pasojë e pandemisë me koronavirus, mirëpo vitin e ardhshëm...

Aliyev: Luftojmë derisa ushtria armene të largohet nga tokat tona

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, u zotua se do të luftojë derisa forcat armene të largohen nga territori i kontestueshëm i Nagorno...