Thaçi takohet me Bahtirin: Bashkimi i Mitrovicës, i pandalshëm

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është i pandalshëm. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Më tutje, Thaçi ka thënë se pas qytetarëve të Mitrovicës, radhën për të vepruar e kanë institucionet.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, thuhet në postimin e Thaçit në Facebook.

Javën e kaluar kryetari i Mitrovicë, Agim Bahtiri, ua ka dorëzuar peticionin me 16 mijë nënshkrime Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit