Thaçi: Tony Bler mbështet marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi se ai u takua në Londër me ish-kryeministri Tony Blair dhe se mori mbështetjen e tij për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ai e shkroi këtë në profilin e tij në Tëitter, ku gjithashtu botoi një foto pas takimit me ish-kreun e qeverisë së britanike në kohën e bmbardimeve të NATO-s mbi Serbi, përgjatë spastrimit etnik në Kosovë.

“Kam pasur një takim të shkëlqyer në Londër me mikun tim Tony Blair. Kontributi tij për lirinë dhe pavarësinë tonë është i jashtëzakonshëm. Ai mbështet plotësisht procesin e dialogut dhe arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, duke çuar në njohjen reciproke dhe anëtarësim në NATO, Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara”, shkruan presidenti i Kosovës.

Në fund të muajit të kaluar, Thaçi foli për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo në Uashington, si dhe mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Kemi mbështetjen unike të Shteteve të Bashkuara dhe ky është momenti i duhur për të arritur një marrëveshje”, tha ai, duke shtuar se arritja e një marrëveshjeje do të ishte një gjë e mirë për të gjithë.

 “Roli i Shteteve të Bashkuara është i pazëvendësueshëm, kërkon konsensus politik dhe ne duhet të arrijmë një marrëveshje”, theksoi presidenti kosovar. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit