Tirana merr një tjetër vlerësim nga ndërkombëtarët. Kryeqyteti shqiptar është përzgjedhur si një ndër qytet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm në samitin botëror të qyteteve 2018, si dhe në samitin vjetor të ujit që u mbajt në Singapor.
Tirana është vlerësuar si një ndër qytet me inovatore për mënyrën si është transformuar. Kryetari i bashkisë ka komentuar edhe një deklaratë të bërë nga ish-Kryeministri Berisha në dokumentarin “Ekskluziv” transmetuar në Top Channel për sheshin “Skënderbej”.
Ndihem i keqardhur kur shikoj lider të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si Sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar.
“Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 2000-2011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit. Pra, kur Tirana ka pasur një kryetar bashkie dhe një qeveri që e kanë mbështetur, që kanë marrë vendime të guximshme, ka pasur një reputacion botëror edhe përtej Shqipërisë, si një vend inovator që po transformohet në mënyrë galopante”.
Kryetari Veliaj premtoi se në mandatin e ri transformimi do të përfshijë edhe zonat rurale.
Top Channel