Flotilja e dytë niset nga Gaza për thyerjen e bllokadës

Mos i humb

 

 

 Flotilja e dytë nga Gaza është nisur sot duke synuar thyerjen e bllokadës së vendosur nga Izraeli në rajon që nga viti 2006.

Duke folur në një konferencë për media para nisjes së “Anijes së Lirisë 2”, Hani es-Sevabite, anëtar i “Komitetit të Lartë Kombëtar të ‘Marshit të Kthimit të Madh’ dhe Thyerjes së Rrethimit”, tha se Gaza nuk pranon të dorëzohet edhe përkundër bllokadës që vazhdon prej 10 vitesh.

“Prakikat e fundit të Izraelit për ta rreptësuar bllokadën në Gaza nuk do të ndikojnë që palestinezët të heqin dorë nga Palestina”, theksoi Sebavite.

Në anije ndodhen 11 persona që përbëhen nga të plagosur gjatë demonstratave të organizuara nën moton “Marshi i Kthimit të Madh”, të sëmurë dhe të diplomuar të papunë.

“Komitetit i Lartë Kombëtar i ‘Marshit të Kthimit të Madh’ dhe Thyerjes së Rrethimit” dje bëri thirrje për mbrojtje ndërkombëtare për flotiljen, duke theksuar se Izraeli do të jetë përgjegjës për çdo gjë që mund t’u ndodh aktivistëve të paqes të pranishëm në anije.

Në rast të mosintervenimit të forcave detare izraelite, anija pritet të arrijë në portin e Qipros Jugore.

Ndryshe, “Anija e Lirisë 1” më 29 maj të këtij viti bëri përpjekje për thyerjen e bllokadës në kuadër të protestave të organizuara nga komiteti.

Megjithatë, forcat detare izraelite kishin arrestuar 17 personat në bordin e anijes 12 milje larg brigejve. Me përjashtim të kapitenit, të gjithë personat ishin liruar në ditën e njëjtë.

Izraeli mban të bllokuar Rripin e Gazës me dy milionë banorë që nga viti 2006, kur lëvizja e rezistencës palestineze Hamas fitoi zgjedhjet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit