Treguesi tragjik: 1.500 emigrantë të mbytur në Mesdhe deri më tani për 2018-ën

Mos i humb

Të paktën 1,500 emigrantë janë zhdukur në ujrat e Mesdheut, në rrugën midis Libisë dhe Italisë, në këto 7 muaj të 2018-ës, ku mosha mesatare e viktimave është 19 vjeç, tha agjencia e migracionit Kombeve të Bashkuara.

Spanja, e cila ka kapërcyer Italinë si destinacionin e preferuar, ka regjistruar rreth 21,000 emigrantë të ardhur për këtë vit, pothuajse më shumë se gjatë gjithë vitit të kaluar, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Në tërësi, rreth 55,000 emigrantë kanë arritur brigjet evropiane deri tani këtë vit, kundrejt më shumë se dyfishi i numrit në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Italia, qeveria e re e së cilës ka mbyllur portet e saj, ka pasur rreth 18,130 emigrantë të ardhur nga Libia këtë vit.

“Vdekja për kokë banori ose shkalla e vdekjes për 1,000 njerëz mund të jenë në pikën më të lartë që kur filloi emergjenca”, tha zëdhënësi i IOM, Joel Millman.

Duke iu referuar 1.500 të vdekurve, ai tha: “Vetëm një herë në katër vitet e mëparshme është regjistruar ky tregues tragjik”.

Ndërsa shkalla e vdekjeve në rrugën Mesdhetare perëndimore drejt Spanjës, është rreth një në 70 emigrantë, shtoi ai. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit