Trump: Dokumenti kundër FBI-së, publikohet sot

Mos i humb

Dokumenti sekret i republikanëve që pretendon se brenda FBI-së ka njëanshmëri kundër presidentit Donald Trump, do të publikohet sot.

Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Numri një i Uashingtonit pritet të deklasifikojë dokumentin dhe t’ia dërgojë Kongresit për publikim, pretendojnë mediat amerikane.

FBI është shprehur thellësisht e shqetësuar për zbulimin e memos, ku sipas raportimeve pretendohet se Byroja Federale e hetimeve ka siguruar në mënyrë abuzive mandatin për të përgjuar një zyrtar të fushatës së Trumpit. Dokumenti prej 4 faqesh është hartuar nga anëtarë të stafit për kreun e komisionit të inteligjencës, në dhomën e përfaqësuesve Devin Nunes, pjestar i Partisë Republikane të Trumpit.

Zyrtari më i lartë demokrat për Çështjet e Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Adams Schiff tha se republikanët e këtij komisioni i bënë ndryshime dokumentit sekret para se ta dërgonin atë në Shtëpinë e Bardhë, në vend që të dërgonin versionin që u kishin treguar ligjvënësve.

Në një letër drejtuar kryetarit republikan të komisionit, Devin Nunes ai shkruan se demokratet kishin zbuluar të mërkurën ndryshimet që anëtarët e komisionit nuk kishin mundur t’i shqyrtonin ose t’i miratonin dhe se gjendja ishte “thellësisht shqetësuese”.

Pasojat e publikimit të dokumentit mund të jenë të rënda. Çdo akuzë për veprime të njëanshme nga Byroja Federale e Hetimit mund t’i japë presidentit arsye të kërkojë largimin e zyrtarëve të lartë të FBI-së dhe të Drejtësisë dhe ndoshta edhe të prokurorit të posaçëm qe po drejton hetimet mbi një bashkëpunim të fshehtë mes ekipit te fushatës se tij dhe Rusisë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit