Trump: Në një kohë rekord do të prodhojmë vaksinën kundër COVID-19

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se janë në rrugën për të prodhuar një vaksinë në “kohë rekord” kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se kjo do të bëhet e ditur shumë shpejtë.

Trump me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë nënshkroi dekretin i cili parashikon formimin e një nisme të re për rritjen e mirëqenies së amerikano-latinëve në vend.

Duke vazhduar këmbënguljen e tij për hapjen e shkollave në vjeshtë pas COVID-19, Trump bëri thirrjen: “Duhet të rikthehemi në shkollat tona dhe të ndalim këtë marrëzi politike. Demokratët nuk duan hapjen e shkollave sepse mendojnë se kjo do t’i ndihmojë ata në zgjedhjet më 3 nëntor. Por, unë mendoj se kjo do t’i dëmotjë ata. Hapni shkollat”.

Trump ka nënvizuar se kanë shënuar përparim edhe në fushën e shkencës. “Aktualisht ka shumë rrugë trajtimi efektive që përdoren kundër COVID-19 ndërkohë shumë të tjera janë në fazën e zhvillimit. Jemi në rrugën për të prodhuar një vaksinë në kohë rekord dhe besoj se kjo vaksinë do të bëhet e ditur në një kohë shumë shumë shpejtë”, tha ai.

Presidenti amerikan reagoi ndaj kërkesave për ndërprerjen e fondeve të siguruara për policinë pas protestave në SHBA. Ai tha se “Këta njerëz janë çmendur. Ndërprerja e fondit të siguruar për policinë dëmton shumë edhe amerikano-latinët “.

Pasi vuri theksin se ekonomia amerikane ka përjetuar ditët më të mira para shfaqjes së COVID-19, Trump dha mesazhin se “Kina po përpjetonte ditët e saj më të këqija prej 67 vitesh. Ishte e palumtur dhe po shkonte në drejtim të gabuar. Ndërsa ne ishim numër një në ekonomi. Ndërsa më pas erdhi pandemia. Por, ne sërish do ta marrim veten”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit