Turqi, vritet një terrorist i kërkuar i PKK-së

Mos i humb

 

 

Forcat turke të sigurisë gjatë një aksioni në luftën kundër terrorizmit në Tunceli vranë terroristin për të cilin është lëshuar fletarrest, ndërsa bëhet fjalë për pjesëtar të organizatës terroriste PKK, bënë të ditur mediat lokale.

Forcat e xhandarmërisë filluan aksionin në rajonin rural të qarkut Hozat dhe vranë terroristin gjatë përballjes me pjesëtarët e grupit terrorist PKK, theksohet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Tunceli.

Terroristi i kërkuar është identifikuar si Mustafa Seker, i njohur edhe nën emrin e koduar Berhudar-Genco.

Seker përmendet në listën gri të terroristëve të kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë.

Lista e terroristëve të kërkuar është e ndarë në pesë kategori ngjyrash. Ata me ngjyrë të kuqe janë shënuar si më të kërkuarit, të ndjekur nga kategoria e kaltër, gjelbër, portokalltë dhe gri.

PKK zhvillon një fushatë terroriste tridhjetëvjeçare kundër Turqisë dhe është shpallur organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE.

PKK është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit