Turqia dënon sulmet në Kabul

Mos i humb

 

 

Turqia dënon fuqishëm sulmet terroriste të realizuara në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë thuhet se është mësuar me një pikëllim të madh se si pasojë e sulmeve terroriste në Kabul kanë humbur jetën dhe janë plagosur një numër i madh të personave.

“Dënojmë fuqishëm këto sulme të pabesa terroriste. Urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën, ngushëllime për të afërmit e tyre, si dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se si pasojë e dy sulmeve të njëpasnjëshme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, humbën jetën 25 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit