Turqia dënon sulmin terrorist në Kabul

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dënoi sulmin e sotëm terrorist në qendrën kulturore në Kabul, ku sipas të dhënave të fundit, humbën jetën së paku 40 persona.

Në njoftimin e MPJ-së turke shprehet keqardhje e thellë për shkak të viktimave dhe të për të plagosurit në Afganistan.

“Dënojmë këtë sulm terrorist. U shprehim ngushëllime familjarëve, Qeverisë së Afganistanit dhe popullit të këtij vendi, ndërsa të lënduarve gjatë sulmit u dëshirojmë rikuperim sa më të shpejtë”, theksohet në njoftim.

Vetëvrasësi me bombë hyri në ndërtesën e qendrës kulturore “Tabjan” në Kabul, ndërsa më pas aktivizoi mjetin shpërthyes. Pas këtij sulmi ndodhën edhe dy shpërthime bombash të cilat ishin vendosur më herët në ndërtesë. Objektivi i sulmit ishte ndërtesa e qendrës kulturore e grupit shiit Hazara, një ndër grupet më të mëdha etnike të vendit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit