Turqia dhe Kazakistani kërkojnë forcimin e raporteve “në të gjitha fushat”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, pas takimit me homologun e tij të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov, ka deklarua se Turqia dhe Kazakistani punojnë në forcimin e raporteve të ndërsjella në të gjitha fushat.

Gjatë fjalimit në konferencën e përbashkët për media, Çavusoglu, duke e quajtur Kazakistanin shtet miqësor dhe vëllazëror, tha se këto dy shtete bashkërisht janë duke punuar në forcimin e raporteve në të gjitha fushat.

Çavusoglu bëri të ditur se midis delegacioneve të kryesuara nga ministrat u mbajt takimi i Grupit të Planifikimit të Përbashkët Strategjik Turqi-Kazakistan. Ai shtoi se janë diskutuar përgatitjet për vizitën e ardhshme të presidentit kazak, Nusultan Nazarbayev, në Turqi, si dhe takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të nivelit të lartë Turqi-Kazakistan.

Çavusoglu poashtu falënderoi Kazakistanin për pritjen e bisedimeve të Astanas që synojnë përfundimin e konfliktit në Siri.

– Roli i procesit të Astanas

“Procesi i Astanas ka luajtur një rol thelbësor në vendosjen e një armëpushimi, duke formuar zona de-eskaluese dhe duke ndërmarrë hapa për të ndërtuar besim (në Siri)”, tha Çavusoglu.

Kazakistani priti tetë takime ku morën pjesë përfaqësues nga Rusia, Turqia dhe Irani, shtetet garantuese që ndërmjetësuan një armëpushim në Siri në dhjetor të vitit 2016, duke çuar në bisedimet e paqes të Astanas, duke ecur paralelisht me bisedimet e Gjenevës.

Ministri Çavusoglu tha se kishte disa vende, jo të përfshira në bisedime, që përpiqen të “dobësojnë” procesin. “Ne do të vazhdojmë me procesin e Astanas në periudhën e ardhshme. Bisedimet e ardhshme do të mbahen mes 14 dhe 15 majit në Astana”, tha ministrit turk.

Ndërkaq, Abdrakhmanov tha se Turqia luan një “rol serioz” në procesin e Astanas. Ai shtoi se Kazakistani i ka dhënë rëndësi këtij procesi pasi synon të ndalojë përleshjet dhe gjakderdhjen atje. “Ne e shohim se procesi i Astanas është paralel me procesin e Gjenevës dhe parashikon që procesi politik do të vazhdojë me mbështetjen e OKB-së”, shtoi Abdrakhmanov.

Siria është e përfshirë në një luftë të egër civile që nga viti 2011 kur regjimi i Bashar al-Asadit u përplas në protestat pro-demokratike me një trazirë të papritur.

Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt.

– Lufta ndaj FETO-s

Shefi i diplomacisë turke tha se Ankaraja mbështet luftën e Kazakistanit kundër organizatës terroriste FETO, grup që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi. “Pritjet tona janë të dukshme dhe për fat të keq, ka ende disa anëtarë të FETO-s, edhe nëse disa prej tyre kanë ikur nga vendi”, tha ai.

Ministria tha se departamentet e sigurisë të Ankarasë dhe Astanas po punonin së bashku në lidhje me këtë çështje dhe ata ndajnë informacione.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, i cili la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të plagosur. Organizata terroriste FETO ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Sot më vonë, Abdrakhmanov do të pritet nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit