Turqia mbledh të dhëna historike nga 45 vende, përfshirë edhe Ballkanin

Mos i humb

Kreu i arkivave të shtetit turk, Uğur Ünal, ka bërë të ditur Turqia ka nënshkruar protokollet e bashkëpunimit me 45 vende për shkëmbimin reciprok të të dhënave të arkivuara, përfshirë edhe me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

“Deri më sot ne kemi nënshkruar protokollet e bashkëpunimit me 45 vende nga pjesë të ndryshme të botës për shkëmbimin e të dhënave midis arkivave”

Ünal tha se përpjekjet synojnë pasurimin e Turqisë me kujtime historike jashtë vendit, duke shtuar se, “Arkivat turke kanë një vend të rëndësishëm në botë”.

“Fuqia që Turqia fitoi në vitet e fundit si në aspektin politik edhe në atë ekonomik (në Ballkan), e ka bërë punën tonë më të lehtë në regjistrimin e të dhënave”, shtoi Ünal.

Sipas tij, Turqia është në gjendje të marrë të dhëna që lidhen me historinë e saj nga Ballkani i sotëm.

Duke potencuar se përpjekjet e bashkëpunimit ndërkombëtar kanë fituar vrullin në vitet e fundit, Ünal tha se të gjitha dokumentet kanë një rëndësi të madhe.

Siç tha kreu i arkikave të shtetit turk, rreth 700 mijë imazhe dixhitale të dokumenteve iu shtuan arkivave turke nga vende si Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia.

“Si pjesë e projektit të përfunduar në Maqedoninë e Veriut, u morën imazhe të 130 mijë dokumenteve, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me historinë turke”, tha Ünal.

Duke iu referuar një numri të madh dokumentesh që do të hedhin dritë mbi çështjet ekonomike, sociale dhe kulturore, Ünal tha se, “Ajo që duhet të bëjmë është të mbledhim këtë kujtesë historike dhe ta transferojmë atë në gjeneratat e ardhshme”.

Ai theksoi se Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) dhe Ministria e Punëve të Jashtme treguan mbështetje të madhe për këto projekte.

Vendet që nënshkruan protokollin e bashkëpunimit me Turqinë përfshijnë Shqipërinë, Azerbajxhanin, Bahreinin, Bullgarinë, Algjerinë, Kinën, Etiopinë, Marokun, Palestinën, Gjeorgjinë, Kroacinë, Indinë, Iranin, Italinë, Malin e Zi, Katarin, Kazakistanin, Kirgistanin, Republikën Turke të Qipros Veriore, Kosovën, Kuvajtin, Libinë, Libanin, Hungarinë, Maqedoninë e Veriut, Egjiptin, Moldavinë, Omanin, Uzbekistanin, Pakistanin, Poloninë, Rumaninë, Rusinë, Serbinë, Sllovakinë, Sudanin, Sirinë, Arabinë Saudite, Tataristanin, Tunizinë, Turkmenistanin, Ukrainën, Jordaninë dhe Jemenin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit