Turqia neutralizoi 78 terroristë në maj

Mos i humb

Zëvendësministri i Brendshëm, Ismail Catakli gjatë konferencës mujore për media tha se terroristët e neutralizuar përfshijnë 4 terroristë nga lista e të kërkuarve të kategorisë portokalli dhe 6 të kategorisë gri.

Lista e të kërkuarve ndahet në 5 kategori të karekterizuar me ngjyra, me të kuqe për më të kërkuarit, e ndjekur nga e kaltërta, e gjelbër, portokalli dhe gri.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “të neutralizuar” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose u kapën.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG terrorist është dega siriane e PKK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit