“UBS” blen aksionet për 2.1 miliardë dollarë

Mos i humb

nstitucioni më i madh për menaxhimin e kapitalit në botë “UBS AG Group”, do të blejë aksionet me vlerë 2 miliardë franga zvicerane (2.1 miliardë $) brenda tre vjetëve të ardhshme, tha banka, cituar nga “Bloomberg”. Gjithashtu, në planet e “UBS”-së është bashkimi i dy kompanive më të mëdha të menaxhimit të aseteve.

Programi do të fillojë në mars, e institucioni me seli në Zyrih do të prezantojë pozicion të ri për dividendët.

Kështu, kryeshefi ekzekutiv, Sergio Ermoti, u përgjigjet kërkesave të investitorëve për kthime më të mëdha.

Në krye të biznesit të ri të unifikuar, i cili do të quhet “Menaxhimi i Pasurisë Globale”, vijnë Martin Blesing dhe Tom Narratil.
Për shkak të ndryshimeve në ligjin e taksave të SHBA-së, “UBS” njoftoi një humbje neto prej 2.2 miliardë frangash zvicerane në tremujorin e katërt të vitit.

Para kësaj, në maj, fondi sovran i Singaporit “GIC Pte” pushoi së qeni aksionari më i madh i Bankës së Zvicrës, pasi shiti gati gjysmën e aksioneve të saj. Arsyeja për këtë është se për gati dhjetë vjet, në të cilën ai ka investuar në bankë, fondi ishte në humbje./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit