Ukrainë, partia në pushtet kryeson në zgjedhjet parlamentare

Mos i humb

Sipas të dhënave paraprake nga gjysma e votave të numëruara, partia e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeson garën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 45,45 për qind të votave të fituara,.

Dje në Ukrainë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare pasi Zelensky, dikur një komedian popullor, shpërbëu parlamentin Verhovna Rada gjatë ceremonisë së betimit të tij në muajin maj.

Zgjedhjet nuk u zhvilluan në Krime, gadishullin në bregun verior të Detit të Zi të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, si dhe në lindje të Ukrainës, në rajonin që aktualisht është nënkontrollin e rebelëve pro-rusë.

Platforma e opozitës “Për Partinë e Jetës” ka grumbulluar 12,88 për qind të votave, Partia e Solidaritetit Evropian e ish-presidentit Petro Poroshenko pason me 8,64 për qind, ndërsa Unioni Gjithë-Ukrainas i ish-kryeministres Yuliya Tyoshenko ka grumbulluar 8,01 për qind.

Partia e fundit që arriti të kalonte pragun prej 5 për qind për të qenë pjesë e parlamentit Verkhovna Rada është Partia e Zërit e udhëhequr nga pop-këngëtari Svyatoslav Vakarchuk, i cili grumbulloi 6,38 për qind të votave.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës i shpalli “të vlefshme” zgjedhjet e parakohshme të ditës së djeshme.

Kreu i komisionit, Tatyana Slipachuk, u tha gazetarëve në Kiev se nuk ka pasur shkelje që mund të diskreditojnë fushatën zgjedhore.

“Sot mund të themi se nuk ka ngjarje të tilla që do të vënë në pikëpyetje këtë fushatë parlamentare. Është e vlefshme”, tha Slipachuk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit