Ushtria turke shkatërron 28 objektiva terroriste në veri të Irakut

Mos i humb

 

 

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shkatërruar 28 objektiva të organizatës terroriste PKK përmes një operacioni ajror në veri të Irakut.

Sipas një njoftimi nga Shtatmadhoria e Turqisë, operacioni ajror është kryer në rajonet Metina, Zap, Avashin-Basjan, Hakurk, Gara dhe Kandil.

Në mesin e 28 objektivave të shkatërruara bëjnë pjesë strehimore, bunkerë dhe depo.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit