Varrosen edhe 9 viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

Mos i humb

Gjermania regjistron numër rekord të prekurish që nga maji

Gjermania regjistroi sot numrin e saj më të lartë të infeksioneve të reja me koronavirus për një periudhë tremujore, tha instituti qeveritar...

Pandemia, në Itali rikthehen shifrat e koronavirusit që u regjistruan në shkurt

Situata e pandemisë Covid 19 në Itali ditë pas dite shfaqet shqetësuese. Të dhënat e orëve fundit kanë rikthyer...

​303 raste të reja me COVID-19 dhe 9 të vdekur në Bullgari

Autoritetet shëndetësore në Bullgari kanë konfirmuar 303 raste të tjera të koronavirusit në 24 orët e kaluara, nga 5,701 testuar, sipas të...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

Salko Ibisheviç dhe Hasan Peziç janë në mesin e 9 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës më 11 korrik të vitit 1995 të cilët janë varrosur sot në varrezat e Qendrës Memoriale në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës.

Ibisheviç është viktima më e re e varrosur në varrezat e Qendrës Memoriale këtë vit. Ai ishte vetëm 23-vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në varrin sekondar masiv në Liplje, në komunën e Zvornikut në vitin 2001.

Ibisheviç është viktima më e re e varrosur në varrezat e Qendrës Memoriale këtë vit. Ai ishte vetëm 23-vjeç kur u vra. Eshtrat e tij u gjetën në varrin sekondar masiv në Liplje, në komunën e Zvornikut në vitin 2001.

Trupi i tij i paplotë u lëshua në varr nga babai i tij Ahmo.

Viktima më e vjetër e varrosur është Hasan (Alije) Peziç nga Pustosha afër Vlasenicës. Ai u zhduk në vitin 1995 në zonën e Kozlukut. Trupi i tij u zhvarros nga një varr masiv në Kozluk në vitin 1999.

Mbetjet mortore të Hasanit, i cili ishte 70-vjeç në kohën e vdekjes së tij, i lëshoi në varr djali i tij Fikret.

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Potoçarit sot janë varrosur: Sead (Huso) Hasanoviç, i lindur në 1971 në Krivaça, Alija (Bekto) Suljiç, i lindur në 1969 në Poznanoviçi, Hasan (Alija) Peziç, i lindur më 1925 në Pustoshe, Hasib (Shaban) Hasanoviç, i lindur në vitin 1970 në Sllatinë, Zuhdija (Suljo) Avdagiç, i lindur më 1947 në Nova Kasaba, Bajro (Ramo) Salihoviç, i lindur në 1943 në Voljavica, Ibrahim (Hamid) Zukanoviç, i lindur më 1941 në Sasama, Salko (Ahmo) Ibisheviç, i lindur më 1972 në Ljubovija dhe Kemal (Husein) Musiç, i lindur në 1968 në Glogova.

Kujtojmë se më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse. Në një intervistë...

Krujë: Dogji furrën për prodhimit e gëlqeres, procedohet penalisht 49-vjeçari

Një 49 vjeçar, banues në fshatin Burizanë, Krujë është proceduar penalisht për për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Policia...

Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet sizmike në Mesdheun Lindor

Turqia është vendosur të lëshojë një licencë për sondime në pjesën perëndimore të shelfit të saj kontinental në rajonin e Mesdheut Lindor,...

‘Ka ende shpresë’, OBSH: Ta shtypim virusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, insistoi të hënën se ka ende shpresë për ta mundur pandeminë e koronavirusit, pavarësisht dhimbjes dhe vuajtjeve që...

Ministria e Jashtme turke publikon hartën e zonës së aktiviteteve të anijes Oruç Reis

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen...