Veseli optimistë se partitë do të arrijnë konsensus për dialogun

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur optimist për dialogun mes Serbisë se do të përfundojë me pajtushmeri mes mazhorancës dhe opozitës për dialogun. Kështu është shprehur Veselu pas mbledhjes maratonike të Kryesisë së Kuvendit, për dialogun me Serbinë.

Veseli para gazetarëve ka thënë se shumë shpejt partitë do të arrijnë një koncensus dhe Kosova do ta ketë ekipin e unitetit për dialog me Serbinë.

“Dua ta them se do të arrihet koncesusi. Do të kemi unitet të ballafaqimit me Serbinë, do të ndërtojmë platformën. Edhe pse në momentet aktuale ende na duhet kohë”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka deklaruar se në këto momentet partitë duhet të harrojnë poenat politikë, pasi është me rëndësi vendimmarrja për shtetin.

“Kosova nuk ndahet në asnjë çmim. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive asnjëherë”, deklaroi Kadri Veseli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit