Ballina Kosova Vetërritje pagash nga Haradinaj, kërkohet rrëzimi i tij nga Vetëvendosje

Vetërritje pagash nga Haradinaj, kërkohet rrëzimi i tij nga Vetëvendosje

27
0

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e ka quajtur qeverinë “Haradinaj” si qeveri të zhvatjes, për çka kritikuar për rritjen e pagave për vetëveten.

“Në muajin shkurt të këtij viti kjo qeveri e pakicës, shërbyesve civil ua rriti pagat vetëm 4 për qind, pra nga 400 në 416 euro, ndërsa kategorive të ndihmave sociale 20 për qind dhe në anën tjetër kundërshtoi propozimin e këshillit ekonomik social për ngritjen e pagës minimale nga 170 në 250 euro. Shtrohet pyetja a është ndihmë sociale 90 euro në muaj, pra dikush që nuk ka as pronë as të ardhura në familje i merr 90 euro në muaj, ndërsa kryeministri 3 mijë euro. Si mund t’iu shërbej këtyre personave ky kryeministër. Të hyrat vjetore të një familje me ndihmë sociale janë 1080 euro, ato të kryeministrit sipas deklarimi të fundit të pasurisë, janë mbi 100 mijë euro, pra njëqind fish me shumë se sa një familje që jeton me ndihmë sociale”, tha Haxhiu.

Haxhiu kërkoi bashkim të opozitës dhe qytetarëve që ta ndalin këtë qeveri.

“Me këtë qeveri duket se e keqja po normalizohet, çdo ditë po ndodh nga një skandal tjetër, duke përfshirë këtu edhe skandalin e largimit me dhunë të një zonje në Prizren. Kjo qeveri e pakicës për t’u ndalur duhet të rrëzohet me votë këtu në Kuvend. Andaj në emër të LVV-së duhet të theksoj se për ta bërë këtë na duhet një bashkim opozitar, po ashtu edhe qytetarë për t’i ndalur dëmet e kësaj qeverie”, u shpreh ajo. /tesheshi.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here