Vjen reagimi i Amerikës pas vizitës së Putinit në Serbi

Mos i humb

Në ditën kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po qëndronte në Beograd, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, i ka rikujtuar Vuçiqit djegien e ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së në Beograd.

Scott në një reagim në twitter ka thënë se është trishtues fakti që edhe pas dhjetë vitesh, askush nuk ka dhënë përgjegjësi dhe nuk është dënuar për atë akt në Serbi.

Ai ka kujtuar gjithashtu se si pasojë e zjarrit të vendosur në ndërtesën e Ambasadës, një person kishte ndërruar jetë dhe ishin shkaktuar rreth 1 milion dollar dëme.

“Më shumë se një dekadë pas djegies së ndërtesës së Ambasadës së SHBA’së në Beograd. Një jetë e humbur nga zjarri, rreth një milion dollar dëme, asnjëherë askush nuk është përgjigjur apo dënuar ! Trishtuese! “, ka shkruar ambasadori amerikan Kyle Scott.

Këtë reagim Scott kishte zgjedhur ta bënte me 17 janar, pikërisht në ditën kur Aleksander Vuçiq i kishte organizuar pritje madhështore një prej kundërshtarëve të SHBA-së, Vladimir Putinit.

Ambasada e SHBA-së në Beograd ishte djegur nga protestuesit serb me 21 shkurt të vitit 2008./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit