Vjen reagimi i ashpër nga Rusia për taksën

Mos i humb

 

Taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës ka nxitur reagim të madh. Pas Beogradit dhe BE-së, ka reaguar edhe Rusia.

Bashkimi Europian duhet të ndikojë urgjentisht tek autoritetet e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ka deklaruar ministria e jashtme ruse

Në komunikatë rikujton faktin se Kosova duke shkelu obligimet e saj që dalin nga marrëveshja për tregti të lirë, ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

“BE-ja si ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd, duhet të ndikojë tek autoritetet e Kosovës që sa më parë të hiqet ky vendim ilegal, i cili sjell përkeqësim të gjendjes në Ballkan”, thuhet në komunikatën e ministrisë së jashtme ruse.

Moska e përshkruan provokimin e Prishtinës si një shenjë tjetër e shtetësisë jolegjitime të Kosovës, raporton Zeri. info

“Dhjetë vende tashmë e kanë tërhequr vendimin e tyre për njohje të pavarësisë së Kosovës”, thuhet më tutje.

“Ne kërkojmë për durim nga ana e Beogradit në zhvillimin e ngjarjeve dhe dëshirën për t’u ulur tensionet”, ka përfunduar kjo ministri./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit