Vuçiç: E rëndësishme është arritja e marrëveshjes me Kosovën edhe nëse Serbia nuk hyn në BE

Mos i humb

Një marrëveshje ligjërisht detyruese me Kosovën duhet të ketë një konsensus të gjerë dhe vullnetin e shumicës së shoqërisë- ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Gjatë një interviste për “Novosti”, Vuçiç ka thënë se është në interesin e Serbisë të arrihet një marrëveshje me shqiptarët, pavarësisht nëse me këtë Serbia do bëhej ose jo anëtare e BE-së.

“Ne duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi, kjo duhet të kuptohet edhe nga shqiptarët sepse nuk do të ketë asnjë të ardhme nëse nuk ka marrëveshje. Serbia të bëj gjithçka dhe të mos marrë asgjë është jo realiste dhe e pamundur”, është shprehur presidenti serb.

Vuçiç ka theksuar se është e vështir të dalin me një propozi të ri pasi fuqitë e mëdha perëndimore dalin nga fakti se çështja territoriale e Kosovës është zgjidhur duke fituar pavarësinë e saj.

Ai ka shtuar se do të dal me propozimin e tij kur të arrihet një rezultat i caktuar, përcjell lajmi.net. Sa i përket themelimit të Asociacionit, Vuçiç ka thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje është vonuar dhe po vazhdon të vonohet, dhe ka shprehur habinë se pse Bashkimi Europian nuk po reagon ndaj kësaj çështje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit