Vullkani Kilauea vazhdon të jetë aktiv

Mos i humb

 

 

 Nuk është duke u qetësuar vullkani Kilauea në shtetin federal amerikan Havai i cili deri tani ka shkatërruar dhjetëra shtëpi në Ishullin e Madh.

Vullkani vazhdon të hedhë lavë, gurë dhe gazra helmues për shkak të cilës janë evakuar banorët. Janë shembur 26 shtëpi, ndërsa nën lavë kanë mbetur edhe katër njësi banesore.

– Llava e vullkanit Kilauea arrin në centralin gjeotermal

Llava e hedhur nga vullkani Kilauea ka arritur në centralin elektrik gjeotermal Puna, i cili u mbyll pas aktivizimit të vullkanit më 3 maj. Kjo ka shkaktuar mbylljen e puseve dhe evakuimin e lëndëve djegëse në central. Puset u mbyllën nga punonjësit duke u mbushur me ujë të ftohtë.

Lëndët djegëse në central u evakuuan në një vend tjetër.

Në një deklaratë nga Agjencia e Mbrojtjes Civile të Havait thuhet se për momentin nuk ka ndonjë rrezik në lidhje me centralin.

Më tej thuhet se gjendja në central po ndiqet nga afër.

Nga Observatoriumi për vullkane në Havai ende nuk ka shenja për atë se kur mund të ndërpriten aktivitetet vullkanike dhe përhapja e lavës e cila ka përfshirë rajon prej rreth 36.000 metra katrorë.

Më shumë se 1.700 persona janë evakuuar për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit toksik që lëshoi vullkani i Kilauea-s në shtetin e Havait i cili u aktivizua në fillim të majit.

Kujtojmë se vullkani Kilauea është një nga vullkanët më aktiv në botë. Në këtë vullkan ndodhin shpërthime që nga viti 1983.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit