Z. Buxhovi ka të drejtë, jo UÇK, por disa njerëz në emër të saj kanë bërë krime

Mos i humb

Brishtësia e shoqërisë së fundi doli në pah pas deklaratës së ish themeluesit dhe historianit të njohur Jusuf Boxhovit lidhur me pastërtinë dhe rolin e UÇK-së. Deklarata e tij ekzakte “se UÇK nuk ishte e pastër pasi janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ngjalli shumë debate dhe diskutime.

Diskutimet dhe ngjallja e debateve është e mirë për një shoqëri përderisa nuk tejkalohen normat e respektit ndaj tjetrit. Por, ashtu siç e kam pritur z. Buxhovi u ofendua nga shume njerëz kryesisht të UÇK, nga disa edhe u quajt tradhtar dhe me lloj lloj etiketime të ndryshme.

E vlerësoj shumë që z. Buxhovi shpërfaqi mangësitë tona si shoqëri ku trajtimi i debateve të shëndosha mungon dhe rrjedhimisht disa gjëra ende trajtohen si tabu. UÇK nuk ishte e shenjtë dhe si e tillë s`ka pse askush të ndihet keq, ishte thjeshtë një organizim shoqëror ndaj shtypjes dhe dhunës serbe. Megjithatë s`mund të themi se UÇK s`ka bërë dëme, krime duke devijuar rrugën e saj. Natyrisht se brenda UÇK ka pasur njerëz që kanë bërë krime, vrasje për çka edhe duhet pranuar. Deklarata e z. Buxhovi nuk është tentativë për t’i vënë etiketime luftës së UÇK-së, kjo më shumë ndihmon që UÇK të pranohet ashtu siç ishte, me të mirat dhe të metat e saja. Z. Buxhovi kritikoi disa individë brenda UÇK-së, jo UCK-në si sintetizim të ndjenjave dhe shqiptarëve të Kosovës për Liri.

Edhe po të dëshirojë ndokush ta paraqesë UCK si terroriste nuk mundet, pasi asnjë organizëm ndërkombëtarë nuk e ka cilësuar sit ë tillë, por kjo nuk duhet tu shërbej disa individëve që kanë bërë krime të mbulohen. Jam i bindur se çdo luftëtarë i vërtetë nuk indinjohet nga deklarata e z.Buxhovi, ajo thjeshtë duhet pranuar ashtu siç është, krejtësisht mendim i sinqertë i një intelektuali të rrallë. Mos të harrojë se pikërisht nga librat e z. Buxhovi u trondit edhe Serbia, duke i cilësuar ato gënjeshtra dhe propaganda, vetëm se tregonte të vërtetën në raport me serbët, të cilët nuk janë autoktonë siç jemi ne shqiptarët.

Andaj, duhet kuptuar drejt mendimi i një intelektuali para se të gjykohet, të ofendohet dhe kërcënohet. Kjo është veti e popujve të pacivilizuar, të cilët ende trajtojnë të shenjta gjëra të cilat duhet të merren dhe trajtohen me teorinë e relativitetit. Edhe , sipas mendimit tim UÇK s`ka qenë kriminale dhe as terroriste si organizimi, por njerëz brenda saj kanë bërë krime dhe vrasje të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe të njerëzve të LDK-së.

Për këtë gjë ka folur edhe departamenti i sigurisë së KFOR-it në Kosovë. Kjo është shumë e vërtetë dhe sa më parë të pranohet, do të shërbej për të larguar ata njerëz që të mbrohen në emër të UÇK-së, dhe më se paku i duhet Kosovës. Nuk guxon askush që ka bërë krime të mbrohet nën sloganin e luftës çlirimtare, dhe as të vjedh popullin e tij. Janë hiq më larg se këta njerëz në qeveri që në emër të UCK-së kanë dhanë urdhër për të eliminuar kundërshtarët politikë, pasi arritën këtë po vazhdojnë të vjedhin popullin e tyre.

Të gjithë janë bërë milioner në emër të propagandës së çlirimtarëve, pasojat e të cilave po i shohim të gjithë, me që rast e kanë bërë Kosovën një vend të pajtuar, me qytetarë që cdo ditë mësyjne rrugët Evropës. Mendimi i një intelektuali si z.Buxhovi duhet të çmohet, të kuptohet drejtë, dhe jot ë paragjykohet dhe kërcënohet. Pikërisht ata që shajnë dhe ofendojnë z.Buxhovi janë njerëz që kanë bërë krime në emër të luftës, të cilët z.Buxhovi po e mbron. Duhet çlirohemi nga e keqja, jo të mbrojmë atë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit