Zjarr në SHBA, banorëve thirrje të largohen nga shtëpitë

Mos i humb

 

Më shumë se 1 mijë e 300 shtëpi janë evakuuar për shkak të zjarrit në një rajon të njohur me qendër të skijimit në shtetin Colorado të SHBA-ve.

Zëdhënësi i Shërbimeve Pyjore të SHBA-ve, Adam Bianchi, në lidhje me zjarrin i cili u përhap në afërsi të qytezës Silverthorne, 100 kilometra në perëndim të qytetit Denver, ku banojnë rreth 4 mijë e 700 persona tha se “Ky është një vend ku shtëpitë ndodhen mjaft afër me njëra-tjetrën”.

Bianchi thotë se zjarri i quajtur “Buffalo” ka marrë nën ndikim një pjesë të vogël, por që zyrtarët kanë kërkuar që mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Duke bërë të ditur se qendra më e afërt e skijimit me zjarrin ndodhet në një largësi prej 13 kilometrash, Bianchi tha se duke filluar nga mbrëmja e së martës zjarri nuk ka shkaktuar ndonjë humbje.

Sipas lajmit të CNN, zjarri i Malit Buffalo, është njëri prej të paktën 6 zjarreve që ndikojnë në gjithë shtetin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit