Zv.kryeministri paralajmëron 10 tërheqje të njohjeve, shtohet ankthi në Kosovë

Mos i humb

Kosovarët me veshje kombëtare në Medine në Festivalin e Kulturave

“Bota nën një kulm të vetëm” , kjo është motoja e Festivalit të 9-të të popujve dhe kulturave të tyre që po...

Siri, në sulmet e regjimit të Asadit humbën jetën 4 civilë

Të paktën 4 civilë nga të cilët 3 fëmijë e kanë humbur jetën në sulmet artilerike në qendrën e qytetit Idlib të...

Kinë, rritet në 2.444 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë (NHC) bëri të ditur se numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në vend...

“Qeveria libiane ka të drejtë të vetëmbrojtjes”

Kreu i qeverisë libiane të njohur ndërkombëtarisht, Fayez al-Sarraj, tha se prania e forcave turke në Libi është në kuadër të së...

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ditë më parë ka deklaruar se së shpejti 10 shtete të botës mund ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e kanë kundërshtuar një gjë të tillë, ndërsa ish-drejtues të diplomacisë kosovare e fajësojnë po këtë dikaster qeveritar për tërheqje dhe mossjellje të njohjeve të reja për Kosovën, shkruan gazeta “Zëri”.

Ka një vit e gjysmë prejse Kosova nuk ka marrë njohje të re nga asnjë shtet i botës. Kosova është njohur nga 116 shtete, por disa prej tyre, më saktësisht 13 shtete kanë deklaruar se e kanë rishikuar vendimin për njohje dhe rrjedhimisht e kanë tërhequr atë.

Çnjohjen e Kosovës nga këto shtete e ka pohuar këto ditë në medie edhe zëvendëskryeministri në detyrë Enver Hoxhaj, i cili madje ka paralajmëruar për mundësi për tërheqje të njohjeve të tjera të pavarësisë së Kosovës ditëve në vijim. Hoxhaj është shprehur se ka informacione që afër 10 shtete do ta revokojnë njohjen e Kosovës.

Një gjë e tillë për Ministrinë e Punëve të Jashtme është e paqëndrueshme.

Ata kanë thënë për “Zërin” se Kosova nuk ka marrë kurrfarë paralajmërimi nga ndonjë shtet për tërheqje të njohjes, duke shtuar se edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Çekisë i ka mohuar deklaratat e presidentit të saj Milos Zeman, për mundësinë e tërheqjes së njohjes.

Megjithatë, sipas së Drejtës Ndërkombëtare Publike, njohja është akt i njëanshëm juridik, ndërkombëtar, i parevokueshëm, që nënkupton se ajo nuk mund të tërhiqet.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...