Zvicër : Nga 6 qershori, floktoret do të punojnë me kapacitet të plotë

Mos i humb

Nga 6 qershori, lokalet e parukerisë në Zvicër mund të përdorin përsëri kapacitetin e tyre të plotë.

Sigurisht, edhe pas kësaj do të duhet të merren masat mbrojtëse të BAG për të siguruar mbrojtjen e punonjësve dhe klientëve.

Kjo u bë e njohur nga Coiffure Suisse të Mërkurën në mbrëmje.

Nga 27 prilli, kur është bërë zbutja e parë e masave, floktoret kanë punuar me kapacitet të zvogëluar, gjegjësisht, në çdo 3 karrige për klientët, njëra duhej lënë e zbrazët.

Coiffure Suisse është e bindur se sallonet tani duhet të përdoren plotësisht, për të shmangur kështu pushimin e punonjësve nga puna dhe falimentimet e mundshme.

Pas konsultimeve me partnerët socialë, koncepti i mbrojtjes është përshtatur në këtë drejtim, thuhet në një komunikatë të përbashkët e Coiffure Suisse me sindikatat Syna dhe Unia.

Koiffure Suisse konfirmon me këtë rast se do të vazhdojë zbatimin e të gjitha masave shëndetësore, duke filluar me mbajtjen e distancës sociale prej dy metrash.

Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të merret në konsideratë ndarja hapësinore e vendeve të punës.

Përveç kësaj, maska mbetet e detyrueshme si për floktarët ashtu edhe për klientët.

Masat higjenike siç janë larja e duarve dhe dezinfektimi i mjeteve dhe zonës së punës para secilit klient, etj. janë gjithashtu të detyrueshme.

Për të lehtësuar punonjësit që duhet të mbajnë maska ​​gjatë gjithë ditës, punëdhënësit inkurajohen të sigurojnë pushime të rregullta në ajër të pastër për punonjësit e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit