Zvicër: Vetëm 3 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.

Mos i humb

Dita e sotme ka sjellë edhe rekordin tjetër të radhës: Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, janë raportuar gjithsej tre (3) infeksione të reja me virusin e koronës.

Këtë e tregojnë shifrat e reja nga Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG) të publikuara të martën.

Por, këtë shifër duhet marrë me rezervë pasi që shumë kantone nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre gjatë ditëve të festës së Rrëshajëve.

Të hënën, siç kemi shkruar, ka pasur nëntë raste të reja të infeksionit.

Numri i atyre që deri më tani kanë vdekur nga sëmundja Covid 19 mbetet i pandryshuar, pasi që nuk ka pasur vdekje të reja.

Sipas BAG ai është 1657.

Ndërkaq sipas worldometters.info dhe agjencisë Keystone-SDA, janë 1920 të  vdekur, 30874 të infektuar deri më tani dhe 28.500 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit