1.2 mln euro false nga Franca në Rinas, gjykata lë në qeli dy bashkëpunëtorët e kamerunasit!

Mos i humb

Jeniffer Chollet nga Zvicra dhe Zinedine Nkeh nga Kameruni janë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Josoua Ngankam, të cilit iu gjetën 1.2 milionë euro false në Rinas pak ditë më parë.

Zviceriania Chollet jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam.

Gjykata e Tiranës ka vendour të lë në qeli  Jennifer Chollet dhe Zinedine Nkeh, pas kërkesës së prokurorit Bledar Valikaj. Gjatë seancës Jennifer Chollet dhe Zinedine Nkeh iu në dispozicion edhe përkthyes.

Kamerunasi i arrestuar 2 ditë më parë, Zinedine Nkeh tha para gjykatës se “Erdha në Shqipëri për turizëm”, ndërsa zvicerania, Jennifer Chollet u shpreh se “Jam e pafajshme, nuk kam dijeni për ngjarjen”

“Kam ardhur në Shqipëri prej një viti e gjysmë përmes një agjencie zhvillimi biznesesh. Nuk kam asnjë lidhje me paratë false, pavarësisht se dal në përgjime duke komunikuar me njërin prej kamerunasve. Unë jam takuar me të në Tiranë tek Plaza, ndërsa komunikimi me ta ka qenë në kuadër të bashkëpunimit për sjellje të investitorëve në Shqipëri. Nuk kisha dhe nuk kam asnjë dijeni për paratë false”, tha Chollet

39-vjeçarja Jennifer Chollet, përveç bashkëpunimit në shit-blerje të pronave që kishte krijuar në Tiranë, po ashtu kishte krijuar lidhje edhe me exchange. Ajo thotë se nuk është fajtore dhe nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen e kapjes së parave false në Rinas.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur kush janë personat e tjerë që do të prisnin paratë. Hetuesit kanë dyshime se ka të përfshirë edhe shqiptarë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa janë gjetur lidhje edhe në Malin e Zi, që dyshohet se kanë bashkëpunëtor.

Zinedine Nkeh, 45 vjeç, rezulton të ishte Toni, personi që Ngankam kishte deklaruar më herët se ishte shqiptari që i kishte dhënë çantën ku u gjetën paratë në Tiranë. Mësohet se Nkeh, që sipas burimeve nga policia ishte autor kryesor në sjelljen e parave false, i kishte dhënë një adresë të një hoteli më Laprakë ku do të takoheshin për të marrë çantën. Zinedine Nkeh kishte mbërritur në Shqipëri disa ditë para Ngangam me një linjë tranziti. Gjatë kontrollit në banesën e Chollet, 39-vjeçare, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, lastra dhe produkte të tjera që shërbejnë për përgatitjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

279 mijë euro të printuara, të ndara në prerje 500, 200 dhe 100,  si dhe lastra prodhimi parash false me vlerë shumë më të madhe që gjithsej bëjnë rreth 1.2 mln euro, janë gjetur në valixhen që kishte me vete kamerunasi Josoue Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit.

Kamerunasi Josoue Ngankam ka qenë dy herë në Shqipëpëri dhe luante rolin e korrierit. Pas ndalimit nga policia, kamerunasi tha se është nisur nga Franca me transit Stambollin drejt Tiranës dhe në aeroport do ta priste një bashkëkombës i tij me emrin Toni. Toni i ka dhënë valixhen në Francë dhe i ka thënë se kur të mbërrinte në Rinas duhet ta priste në një kafe brenda aeroportit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit