“Na vjen Saliu tre herë në ditë”, Rama tregon “shqetësimin” e dibranit për Rrugën e Arbrit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dibër. Në një takim me të rinjtë, Rama ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste, Rahim Spahiu për zgjedhjet e pjesshme lokale që do ta zhvillohen edhe në këtë bashki.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri nuk la pa ironizuar edhe kampin kundërshtar. Kryesocialisti tregoi bisedë me një dibran që sipas tij i kishte sjellë “shqetësim” ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

“Ça na bërë me këtë Rrugën e Arbrit se na vjen Saliu tre herë në ditë. Ne nuk e kemi këtë shqetësim se këtu kështu janë ndarë punët. Vareja është për të prishur, brava për të mbyllur derën ne jemi për të hapur dyert dhe ndërtuar.

E mira e demokratëve, e mira e tyre është që ata sado që na shajnë janë rehat se punët ua bëjmë ne. Rruga nuk është për socialistët është për të gjithë dibranët. Rasti i Rahimit është tipik sesi politika mund të bëjë mirë.

Dy arsye kanë këta që shihni në televizion o vjedhin, o lenë emër. Ka edhe ndonjë që edhe vjen edhe shkatërron edhe lë emër dhe derisa i thotë Amerika ik se na lodhe”, u shpreh kryeministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit