102 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Balla: Ka një kontribut historik në mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe shtet-formimin e Shqipërisë

Mos i humb

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në festimet e përkujtimit të 102 vjetorit të Kongresit të Lushnjes.

Në fjalën e tij Balla tha se ky Kongres ka një kontribut historik në mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe shtet-formimin e Shqipërisë.

“Jam sot në Lushnje për t’ju bashkuar festimeve të popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes në një momënt të përkujtimin të një prej akteve më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar.

Janë të shumtë ata që për fat të keq nuk e dinë vlerën historike të Kongresit të Lushnjes. Kongresi i Lushnjes u mbajt në një moment kur tërësia territorial e Shqipërisë ishte vendosur në pikëpyetje, madje konferenca famëkeqe e Londrës kishte coptuar Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje”, tha Balla.

Sipas Ballës në Kongresin e Lushnjes u formësua dhe Parlamenti i parë shqiptarë.

“Ishte e e dosmosdoshme që të gjithë atdhetarët patriotët shqiptarë të mblidheshin, dhe u vendos të mblidheshin në Lushnje, duke marrë vendimin e kundërshtimit të vendimeve të Konferencë së Londrës dhe më pas erdhën dhe vendimet e tjera për formimin e një qeverie të re të drejtuar nga patrioti Sulejman Delvina dhe natyrshëm më pas erdhën edhe vendimet e tjera që lidhen me Këshillin e Lartë të përbërë nga katër patriotë, të cilët do të merrnin dhe atributet, ku dhe me vendimin për Senatin u formësua dhe Parlamenti i parë shqiptarë.

Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por duhet të kuptojmë që parlamentarizmi në Shqipëri lindi për shkak të vendimeve që janë marrë në shtëpinë e Kongresit të Lushnjes. Vendimi i fundit i Kongresit të Lushnjes ishte dhe ai për të shpallur Tiranën kryeqytet”, deklaroi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit