16.5 milionë infeksione në botë! Trump: Vaksina gati në kohë rekord

Mos i humb

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm vdekjeve nga Covid-19 ka arritur në 650 mijë me mbi 16.5 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit.

Shifrat e pacientëve të koronavirusit janë rritur në pikat më të nxehta të globit në Azi, Europë dhe Amerikë, duke shkaktuar rivendosje të kufizimeve, bllokimeve dhe detyrimin për mbajtjen e maskave.

Në grafikun e pandemisë kryeson renditjen  SHBA-ja e shoqëruar nga Brazili, India dhe Rusia.

Rritja e numrit të personave të infektuar në Shtetet e Bashkuara, e cila është prej kohësh epiqendra botërore e pandemisë, ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme: në 24 orët e fundit, në vend u raportuan rreth 57 000 persona të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid-19.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 4.28 milionë. Gjithashtu pati edhe 679 viktima, për një total prej rreth 147 500 vdekje të regjistruara që prej fillimit të pandemisë. 1.32 milion njerëz janë shpallur të shëruar nga koronavirusi.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai ka kontakte të shpeshta me Presidentin, megjithatë nuk dihet se kur janë takuar për herë të fundit.

Edhe ndihmës të mëparshëm të Shtëpisë së Bardhë, më parë kanë rezultuar pozitivë, përfshirë një punonjës të shërbimit personal të presidentin Trump si dhe Katie Miller, ndihmësja kryesore për cështje të komunikimit e Nënpresidentit Mike Pence.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “Vaksina e Kompanisë bioteknike Moderna ka hyrë në fazën e fundit të provave dhe në kohë rekord do të jetë gati”.
“Ne do ta fitojmë betejën mbi Covid”, siguroi Trump.

“Amerika do ta ketë vaksinën shumë shpejt”,  shtoi Trump në një intervistë në FoxNews.

Edhe “Pfizer” gjithashtu ka filluar fazën përfundimtare të testeve të vaksinës.

Kompania farmaceutike së bashku me gjermanen “BionTech” kanë filluar provat klinike mbi afro 30,000 pacientë në 39 shtete të SHBA-së dhe pjesë të tjera të botës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit