25 prilli, paralajmëron ambasadori Soreca: Do vizitojmë qendrat e votimit

Mos i humb

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka bërë me dije se më 25 prill ai së bashku me disa kolegë te vendeve te unionit do të vizitojnë një numër të madh të vendvotimeve.

Ai shkruan në Twitter se qytetarët e Shqipërisë do të inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar masat anti-COVID.

Ndër të tjera ai shton se BE do të jetë krah Shqipërisë gjithmonë.

“Së bashku me shumë kolegë të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit