
Shoqata e Bashkive dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën mbi votimet e 30 qershorit të cilat kjo bashkitë e djatha i konsiderojnë si antikushtetuese. Në një prononcim për mediat, në cilësinë e kryetares së Shoqatës, kryetarja e Bashkisë shkodër, Voltata Ademi u shpreh se në Kushtetuese kërkojnë konstatimin si antikushtetues për procesin e 30 qershorit si edhe të regjistrimit të partisë Bindja Demokratike.
“Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një cështje me rëndësi.Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt cështjen në gjykim.” -u shpreh Ademi.
“Ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Gjithë kryetarët e bashkive i janë drejtuar institucioneve të drejtësisë, një e drejtë e jonë, për të ndërtuar demokracinë mbi bazën e shtetit. Apeloj që cështjet të hetohen dhe gjykohen në mënyrë të pavarur duke mos iu nënshtruar presionit politik. Kemi gjykata që kanë vepruar në mënyra të ndryshme.” -theksoi Ademi.


