40 mijë dokumente u shtypën nga E-Kiosku në Prishtinë më 2018

Mos i humb

Pak mbi 40 mijë dokumente janë shtypur nga E-Kiosku në Prishtinë gjatë vitit 2018.

Përmes një grafike të publikuar nga faqja e komunës së Prishtinës në Facebook, vërehet se korriku ishte muaji kur u shtypën më së shumti dokumente me 5009 sosh.

“40.313 dokumente janë shtypur nga E-Kiosku vetëm gjatë vitit 2018. Që i bie, po aq njerëz më pak në sportelet e Komunës. Investim i duhur që lehtësoi punën e punëtorëve, dhe shpejtoi shërbimin ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit