40 turq Ahiska kthehen në vendlindje pas 75 vitesh

Mos i humb

Me ndihmën e agjencisë shtetërore turke, një grup prej 40 turqve Ahiska që jetojnë në Kazakistan, pas 75 vitesh u kthyen në vendlindjen e tyre në rajonin Meskheti të Gjeorgjisë.

Sipas një kumtese të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), turqit Ahiska, po ashtu të njohur si turqin Meskhetian, u kthyen në rajonin Meskheti në koordinim me TIKA-n dhe Shoqatën e Vendlindjes së Turqve Ahiska.

Ata vizituan shtëpitë e braktisura dhe varrezat e paraardhësve të tyre, si dhe vizituan monumente dhe u lutën për turqit Ahiska të cilët humbën jetën para 75 vitesh gjatë dëbimit nga tokat e paraardhësve të tyre.

Delegacioni u shoqërua nga Sadyr Eibov dhe Ismail Ahmedov, zyrtarë të Unionit Botëror të Turqve Ahiska.

Sipas Unionit Botëror të Turqve Ahiska, 92.307 turq Ahiska u dëbuan nga rajoni Meskheti i Gjeorgjisë nga lideri sovjetik Joseph Stalin në vitin 1944.

Gjatë periudhës së deportimit nga vendlindja e tyre në Uzbekistan, Kazakistan dhe Kirgistan, që zgjati pothuajse 40 ditë, rreth 13.000 turq Ahiska humbën jetën si pasojë e urisë, motit të ftohtë dhe sëmundjeve, thonë nga Unioni.

Turqia në mënyrë vullnetare ka pranuar mijëra turq Ahiska sipas udhëzimeve të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Rreth gjysmë milioni turq Ahiska jetojnë në Turqi, Kazakistan, Rusi, Azerbajxhan, Kirgistan, Uzbekistan, SHBA dhe Ukrainë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit