49-vjeçari i jep fund jetës në Tiranë, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Mos i humb

Një 49-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është Sh. L., 49 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fitnete Rexha” në kryeqytet.

49-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

“Me datë 24.03.2022, në rrugën “Fitnete Rexha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, shtetasi Sh. L., 49 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit