Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në seancë për situatën ekonomike në vend, duke hedhur akuza ndaj qeverisë, teksa replikoi me sekretarin e përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri.
Por drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i ka mbyllur mikrofonin.
Sërish Berisha ka vijuar të flasë, ndërsa deputeti i PD Flamur Noka është ngritur më këmbë dhe ka folur nga vendi.
Felaj i ka tërhequr disa herë vëmendjen të mbyllë fjalën e tij.


