50 kg tritol në biznesin në Durrës, policia zbulon ku u ble lënda plasëse

Mos i humb

Policia e Durrësit ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë në lagjen nr. 14 të qytetit bregdetar, ku u vendos 50 kg tritol nga tre persona të paidentifikuar në impiantin që prodhonte çimento.

Uniformat blu kanë arritur të gjejnë vendin se ku është blerë sasia e tritolit.

Ndërkohë tregtari tregon se sasinë e tritolit ja shesin vetëm kompanive të guroreve dhe jo individëve privatë që nuk kanë një licencë për përdorimin e sasive të eksplozivit.

Shitësi u ka treguar policisë listën e kompanive me të cilën ka marrëdhënie tregtare, duke përjashtuar në mënyrë kategorike që tritoli të kishte dalë nga depoja e tij, tek individë privatë të palicensuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit