52-vjeçari ndalohet se goditi me grushte në fytyrë një burrë, 65-vjeçari rrëzohet dhe merr dëmtime të rënda

Mos i humb

Një 51-vjeçar, banues në fshatin Beduqas është ndaluar nga policia e Këlcyrës, pasi ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta një bashkëfshatarin e tij.

Policia njofton se 65 vjeçari që u godit me grushte është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda dhe tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

“Ky shtetas, mëngjesin e datës 26.05.2021, ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta, shtetasin Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Beduqas, i cili është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda. 65-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje””, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit