64-vjeçari rreh gruan e vëllait në Elbasan, arrestohet

Mos i humb

ELBASAN 2 persona janë vënë në pranga në Elbasan pasi akuzohen për dhunë në familje. Një 29-vjeçar u prangos pasi ka dhunuar prindërit e tij ndërsa një 64-vjeçar kunatën e tij.

NJOFTIMI

Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit